A janë normale të vjellat gjatë shtatzënisë, çfarë ndikimi kanë në shëndetin e gruas dhe fetusit?

0

Gratë që vuajnë nga të përzierat gjatë shtatzënisë do të kishin më pak mundësi të kalonin një abort. Ja pse: Kur një grua kupton se po pret një fëmijë, nuk do asgjë tjetër vetëm foshnja të jetë mirë me shëndet.

Shpesh muajt e shtatzanisë ndryshojnë nga nëna në nënë për shkak se nuk kanë të gjitha të njëjtat simptoma. E megjithatë kur të përzihet është një shenjë e mirë. Sipas një studimi të kryer nga një ekip hulumtuesish në SHBA, nënat që e përjetojnë këtë çrregullim dhe të cilat në të kaluarën kanë abortuar do të kishin më pak gjasa të vuanin nga një abort të ri.

Studimi që analizon të përzierat në shtatzëni u krye nga Institutet Kombëtare të Shëndetit të Bethesda dhe u botua në revistën “Jama Internal Medicine”. Në përgjithësi, 797 pjesëmarrëse arritën të mbeteshin shtatzënë gjatë studimit dhe 609 prej tyre kishin një fëmijë. Gjatë shtatzënisë, të gjitha grave iu kërkua të përfundonin një ditar për të treguar ditët e tyre dhe të shënonin simptomat që ndienin, veçanërisht në episodet që kishin të përziera dhe të vjella gjatë javëve të para të shtatzanisë.

Duke analizuar të gjitha të dhënat e grumbulluara, u konstatua se 57.3% e grave shtatzanë kishin pasur të përziera dhe 26.6% të përziera dhe të vjella së bashku. Doli se shkalla më e lartë ishte e grave me të përziera. Më saktësisht, ato që kishin të përziera ose vjella kishin një rrezik 50-75% më të ulët të abortit sesa ato që nuk përjetonin këto çrregullime.

Ekspertët arritën në përfundimin se mund të ishte një mekanizëm mbrojtës që organizmi i nënës vendos për të mbrojtur fëmijën nga toksinat dhe patogjenët e pranishëm në ushqim dhe pije, duke rritur shanset për të pasur një shtatzani të mbarë.“Është një mendim i përbashkët se përzierja tregon një shtatzëni të shëndetshme, por deri më tani nuk kishte prova shumë të besueshme për të mbështetur këtë hipotezë.

Studimi ynë vlerësoi simptomat e përjetuara nga gratë shtatzëna nga javët e para të shtatzënisë”, u shprehën studiuesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here