Akuza, Bashkia e Tiranës përmbyti autostradën dhe bizneset

0

Kjo pasi janë bllokuar kanalet që administrohen nga kjo Bashki. Përmbytjet e djeshme kaluan çdo parashikim në zonën e Kasharit ku qindra makina u bllokuan, ndërsa shumë biznese u dëmtuan.

“Bashkia e Vorës është në krye të detyrës dhe po kryen të gjitha funksionet e saj. Nga informacionet që kemi, në lidhje me përmbytjet që kanë ndodhur tek City Park, tek Mercedes-i, tek Qafa e Kasharit, kanë ardhur si arsye e bllokimit të kanaleve që administrohen nga Bashkia e Tiranës. Ato kanale të mos zihen me palma, siç janë zënë aktualisht, por kanalet të jenë të pastruara dhe uji të shkojë në pjesën e vetë. Kemi informacione që edhe Liqeni i Kasharit është hapur nga reshjet e dendura të shiut duke krijuar këtë situatë” tha Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here