Alarmi nga prurjet e Vjosës, qeveria e gjitha në Vlorë

0

Pasditja e sotme i ka gjetur në Mifol disa nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë Rama, ndërsa më pas është bashkuar me ta edhe vetë Kryeministri.

Në fillim Olta Xhaçka, Niko Peleshi e më pas edhe Damian Gjiknuri janë parë në urën e Mifolit për të inspektuar situatën dhe për t’ju bërë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë, duke theksuar se situata do të përkeqësohej.

Ndërkohë, Kryeministri Rama duket se nuk e ka menduar që situata do të precipitojë kaq shpejt, teksa mbrëmjen e djeshme postonte ne FB një fakt që kundërshtonte “mediat e kazanit” lidhur me investimet për rininë.

Pas raportimeve për përmbytje në zonën e Shqipërisë qendrore dhe kryesisht në Vorë, Kashar, Kamzë, Fushë Krujë dhe Shijak vëmendja është fokusuar kryesisht në Vlorë, ku prurjet e Vjosës po shfaqen të rrezikshme.

Ndonëse prurje të larta janë vërejtur edhe nga Erzeni, Osumi e Shkumbini.

Shtabi i emergjencave ka vendosur të nisë evakuimin me mjetet e ushtrisë për të paktën 3 mijë banorë në 5 fshatra në zonën e Mifolit, ndërkohë që pritet vendimi për disa fshatra në zonën e Fierit.

Sikurse Ministri Peleshi u shpreh më herët, në Darzezë ka nisur largimi i bagëtive nga shtëpitë e fermerëve. Kujtojme qe Kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri kane dale deputete nga qarku i Vlores. / Opinion.al

Video me poshte tregon pamje te zones se Mifolit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here