Bateria e telefonit tuaj shkarkohet shumë shpejt? Ky detaj gjatë karikimit po iu shkatërron telefonin

0

Me siguri keni dëgjuar se duhet të prisni derisa telefonit tuaj t’i shkarkohet e gjithë bateria, pastaj ta vendosni në karikim. Epo ja që gaboheni!

Shumë prej nesh e vendosim telefonin në darkë, kur na është fikur dhe e lemë gjithë natën në karikim, por kjo mesa duket i shkakton shumë dëm.

Dhe mesa duket mënyra e karikimit gjithë natën është e gabuar.

Sipas Cadax, një kompani që ofron pajisje të ndryshme për smartfonat, karikimi në “doza të vogla” mund të jetë alternativa më e mirë për baterinë e telefonit tuaj.

Ajo këshillon:

“Nuk ka rëndësi nëse e karikoni vetëm 10% ose 20%. Një karikim i pjesshëm nuk shkakton asnjëherë dëm. Mos i dëgjoni kur thonë se duhet të shkarkoni plotësisht baterinë për të filluar ta karikoni. Shkarkimi i baterisë deri në fund i bën keq asaj. Mundësisht shmangni paralajmërimin me shenjë të kuqe.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here