I zuri vendin Luanës si velinë në “Fiks Fare”, Bora Zemani ka dy fjalë për t’i thënë asaj: Nuk më pëlqejnë…

0

E dinit se moderatorja Luana Vjollca dhe Bora Zemani janë mike prej vitesh? Miqësia e tyre filloi nga koha kur Bora zëvendësoi Luanën si velinë në emisionin Fiks Fare, por prej angazhimeve të shumta, dy moderatoret nuk takohen shpesh me njëra-tjetrën. Ama kur vjen puna për të folur drejtë, nuk e kanë problem fare.

E ftuar në “PopCulture” Bora ka treguar se ata dilnin shpesh më parë dhe kan qenë mikesha shumë të mira por këto dalje kanë filluar të rrallohen, ndoshta edhe për shkak të angazhimeve personale të dy moderatoreve.

Bora ka treguar që edhe pse kalojnë shumë kohë pa u takuar, kur shihen e rifillojnë bisedën ku e kanë lënë. Kur është pyetur nga Dojna se çfarë nuk pelqen tek moderatorja seksi Bora është përgjigjur:

“Nuk më pëlqejnë flokët. I them që po pres të kthehet brune siç e kam njohur.”

Ndërkohë ka veçuar edhe një tipar shumë pozitiv të Luanës. “Sinqeriteti. Luana ka një rreth të ngushtë miqsh që mban afër dhe nëse je në atë rreth, miqësia është e vërtetë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here