Kosova e synon prapë anëtarësimin

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), pas kritikave të vazhdueshme që zyrtarët e lartë amerikanë ia kanë bërë rezolutave të kësaj agjencie, të cilën Uashingtoni e sheh si anti-izraelite.

SHBA-ja e ndali financimin e UNESCO-s pasi kjo e fundit votoi për ta pranuar Palestinën si anëtare të saj në vitin 2011, por Departamenti i Shtetit e ka mbajtur një Zyre të UNESCO-s në zyrat e veta qendrore në Paris dhe ka kërkuar ta japë mendimin e vet rreth politikave të prapa skenës, shkruan Gazeta Express.

Por megjithëkëtë, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thonë me shumë besim se ky veprim i SHBA-së nuk do të ndikojë në anëtarësimin e vendit në këtë organizatë, derisa e theksojnë koordinimin e ngushtë me aleatët perëndimorë, siç është edhe në këtë rast SHBA-ja.

“Kosova do të jetë pjesë e të gjitha organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Natyrisht ne procesin e anëtarësimit, ne zhvillojmë një koordinim të ngushtë me aleatet perëndimore veçanërisht me SHBA”, ka thënë Jetlir Zyberaj, Këshilltar i Ministrit të Jashtëm.

Mirëpo burime brenda Qeverisë që e njohin mirë procesin e anëtarësimit në UNESCO thonë se as edhe kur SHBA ka qenë pjesë e kësaj organizate, e njëjta nuk ka pasur ndikim që të jap votën dhe ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.

“SHBA-të as herën e kaluar nuk i kanë pas votat , SHBA nuk mund të jep votë që shumë vjet  d.m.th as herën e kaluar ata nuk kanë marrë pjesë në votim sepse nuk i kanë paguar borxhet ndaj UNESCO-s. Kështu që dalja e SHBA-vë nga UNESCO nuk na bën dëm në procedura apo në vota. SHBA-të moti s’kanë votë, ata tash veç e kanë formalizuar daljen pasi ka ardh Trumpi.

E herën e kaluar, para dy viteve  SHBA as nuk ka votuar për Kosovën, e as nuk kanë qenë brenda në votim, pasi është e ndaluar me hy në votim për shkak të borxhit që ky shtat ka pasur ndaj UNESCO-s.

“E ata nuk duan t’i paguajnë këto borxhe për shkak të Izraelit e Palestinës”, ka thënë ky burim.

Por, ambasadori i Serbisë në OKB Darko  Tanaskoviq tha se nëse kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO sërish do të aktualizohet. Ka thënë se SHBA-ja do të mbështesin nga hija, nëpërmjet vendeve tjera që i ka të afërta.

Në një intervistë për mediat serbe, Tanaskoviq ka thënë se kjo megjithatë nuk do të jetë aq e thjeshtë sikur SHBA-të të ishin anëtar i UNESCO-s.

Ai ka thënë se tërheqja e SHBA’së nga UNESCO në cilindo rast nuk i shkon për shtati kërkesës së re të Kosovës për anëtarësim.

Tanaskoviq ka thënë se edhe për shkak të kësaj, por edhe për shkak të shumë arsyeve tjera, për një periudhë të caktuar nuk do të ketë kërkesë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Sipas tij, viteve të fundit është zbehur ndikimi i SHBA-së në këtë organizatë, pasi që ka ndryshuar edhe situata në botë. /Telegrami.org/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here