Lajmi i fundit, Lumi Vjosa përmbyt fshatrat, ushtria ndërhyn për evakuimin

0

Në Kashishit, ushtria ka ndërhyrë me 100 trupa dhe 10 mjetë të larta për të evakuuar 110 familje të mbetura në zonë. Uji ka përmbytur pjesën më të madhe të këtij fshati.

Evakuimet kanë nisur edhe në fshatin Ferras, ku Vjosa është rritur frikshëm me 3 metra brenda pak orëve dhe për 30 centimetra del nga shtrati.

I dërguari i Top Channel në terren, Gazmend Janku raportoi më herët nga ura e Mifolit, se Vjosa ka rritur nivelin me të paktën 1 metër nga ora 15:00 e së premtes.

Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raportoi më herët evakuuimin 1500 banorëve në fshatrat Ferras, Çerven e Koshisht, ndërkohë që deri më tani mbi 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit.

Niveli është rritur të paktën 1 metër nga niveli i orës 15:00, gjatë orëve të natës një shtim të mëtejshëm të prurjeve. Gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencave të prefekturës së fierit,. Janë evakuuar 1500 banorë në fshatrat ferras, cerven. 180 ha tokë bujqësore e mbuluar nga uji.

Problematike situata paraqitet edhe në Qarkun e Vlorës, kryesisht në Novoselë. Edhe këtu, niveli i Vjosës rritet me ritme të frikshme. Gazetari i Top Channel, Eni Ferhati pyeti në terren kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli për masat e marra.

“Në Novoselë Vjosa rritet me 20 centimetra në orë dhe kjo, sipas banorëve është një rritje e pazakontë. Bëhet fjalë për prurje të reja dhe mendohet që do të jenë më të forta gjatë natës se ato në orët e ditës, që do të vështirësojnë situatën për banorët. Janë evakuuar 7 familje, që janë shpërngulur dhe janë duke u sistemuar, ndërsa pjesa më e madhe janë zhvendosur tek të afërm në zona më të sigurta”, deklaroi ai.

Leli thotë se është shumë shpejt të bëhet një përllogaritje e dëmeve të shkaktuara deri më tani.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here