Noizy na prezanton “sy bykurën” e tij, shihni çfarë i thotë Oriola Marashi

0

Noizy padyshim është një ndër reperët më të famshëm dhe të suksesshëm në Shqipëri. Fama dhe suksesi i tij gjithmonë janë në rritje dhe kjo gjë, përkthehet në shuma marramendëse parash.

Orët e shtrenjta, mjetet luksoze nuk mungojnë në videoklipet e tij. Ai shpesh herë poston në rrjetet sociale super makinat e tij dhe me të vërtetë çdokush do i donte, pasi bëhet fjalë për Mercedez Benz Maybach dhe 2 Ferrari, pikërisht “Shakira” dhe “December” siç i ka pagëzuar ai.

Noizy nuk i kursen aspak komplimentat për makinat e tij dhe Ferrarit më të fundit “Decemberit” i ka bërë disa lajka duke i thënë “Sy bukura”, teksa shihet në kokëkuqen e tij super luksoze.

Por, nëse Noizy e thërret kështu me përkedheli, Oriola Marashi e thërret ndryshe. Modelja seksi ka komentuar në këtë foto duke shkruar: “sy laroshja”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here