Pas të lexoni këtë, kurrë nuk do ta përdorni telefonin tuaj në një tualet përsëri!

0

Dr. Lisa Ackerley është një ekspert i higjienës i cili shpjegon se fshirja e pjesëve tuaja private pas përdorimit të banjës dhe pastaj menjëherë marrja e telefonit tuaj, nënkupton transferimin e baktereve nga duart tuaja në telefonin tuaj.

Pra, larja e duarve pas kryerjes së kësaj është praktikisht e pakuptimtë, pasi sapo të prekni telefonin tuaj – që ne e dimë se do të jetë së shpejti, bakteret do të kthehen në duart tuaja.

Pra, cila është gjëja e duhur për të bërë?

Drejtori i Programeve të Shkencave Biomedical Science, DMS në Queen Mary University të Londrës, Dr Ron Cutler, jep një këshillë të thjeshtë, por të rëndësishme. Ai thotë se nëse doni të parandaloni bartjen e kontaminimit fekal dhe viruseve, mos e merrni më mirë telefonin tuaj në tualet, transmeton telegrami.org.

Sipas tij, niveli i ndotjes varet shumë nga lokacioni i tualetit. Nëse është në një zyrë të vogël, nuk duhet të ketë ndonjë problem serioz, por nëse është në anije udhëtimi ose në spital ku mund të qarkullojnë viruset, rreziku është në mënyrë drastike më të lartë.

Bakteret mund të mbijetojnë edhe në telefonin tuaj për ditë të tëra! Telefonat janë një ambient i këndshëm i ngrohtë për bakteret ndërsa nxehen pak. Për më tepër, ata do të bëhen zona më miqësore ndaj baktereve nëse do të lini një shtresë ngjitëse në telefonin tuaj kur kapen disa ëmbëlsira aty. Prandaj duhet të lani duart me ujë dhe sapun, dhe lini telefonin tuaj në xhep përpara se të shkoni në tualet.

/Telegrami.org/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here