Përmbytjet në Shqipëri/ Çfarë deklaronte Edi Rama në vitin 2010 dhe çfarë mendon sot

0

“Në rast se ka një qeveri që qeveris është e pamundur të ndodhin të tilla katastrofa. Ka mundësi që arsyeja e jonë të pranojë se nuk ka patur shira të tillë në të shkuarën, që i zhysin rrethinat e Tiranës në përmbytje dhe se gjen gjë Tiranën”, deklaronte Rama në 2010, duke iu referuar përmbytjeve në veri të vendit dhe disa zona të tjera.

Ndërkohë sot që është në postin e Kryeministrit, Rama flet për pamundësinë edhe të shteteve më të fuqishme për të përballuar situata të tilla.

“Përballë këtyre situatave shteteve shumë më të zhvilluara se Shqipëria ndodh të gjunjëzohen më keq. Njësitë logjistike janë të pamjaftueshme përballë tërbimit të natyrës. Ne jemi sot të mirëorganizuar dhe duhet të vazhdojmë në çdo orë të bëjmë detyrat tona.  Nesër presim një situatë aspak të lehtë sidomos në zonën poshtë. Shpresojmë që do t’i përballojmë me maksimumin e eficiencës”, deklaron Rama sot.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here