Shkencëtarët të habitur me vrimën misterioze pranë brigjeve të Australisë (Foto/Video)

0

Vrima blu e cila shtihet 200 kilometra jashtë brigjeve të Australisë ka habitur edhe zbuluesit e saj.

Johnny Gaskell, një biolog detar nga ëhitsyndays, Australi, ndau një imazh mahnitës të vrimës blu në instagram, transmeton telegrami.org.

“Kjo vrimë blu më parë është përshkruar nga gjeologët që sugjeruan se mund të jetë edhe më e vjetër se Vrima e Madhe në Belize.

‘Vendndodhja e saj është në një nga pjesët më pak të eksploruara të Barrier së Madhe, mbi 200 km nga Dreams Island”, shkruajti ai.

Z. Gaskell shtoi: “Ishte e mrekullueshme të shihja koloni të mëdha të koraleve të shëndetshme.
Zbulimi i koraleve të shëndetshme në vrimën e kaltër mund të vijë si një surprizë për ekspertët, pas zbardhimit të gjërë të koraleve të Barrierës së Madhe.

Por zbulimi i koraleve të shëndetshme në vrima blu ngre shpresë për rikuperimin e Barrierës së Madhe. /Telegrami.org/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here