Vjosa fryhet frikshëm; në Fier evakuohen 1500 banorë

0

Ushtria po largon banorët dhe gjënë e gjallë nga zonat që janë përmbytur edhe më parë. Energjia elektrike mungon në shumë zona.

I dërguari i Top Channel në terren, Gazmend Janku raportoi nga ura e Mifolit, ku tha se Vjosa ka rritur nivelin me të paktën 1 metër nga ora 15:00 e së premtes.

Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raporton se ka evakuuar 1500 banorë në fshatrat Ferras, Çerven e Koshisht, ndërkohë që deri më tani, 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit.

Niveli është rritur të paktën 1 metër nga niveli i orës 15:00, gjatë orëve të natës një shtim të mëtejshëm të prurjeve. Gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencave të prefekturës së fierit,. Janë evakuuar 1500 banorë në fshatrat ferras, cerven. 180 ha tokë bujqësore e mbuluar nga uji.

Problematike situata paraqitet edhe në Qarkun e Vlorës, kryesisht në Novoselë. Edhe këtu, niveli i Vjosës rritet me ritme të frikshme. Gazetari i Top Channel, Eni Ferhati pyeti në terren kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli për masat e marra.

“Në Novoselë Vjosa rritet me 20 centimetra në orë dhe kjo, sipas banorëve është një rritje e pazakontë. Bëhet fjalë për prurje të reja dhe mendohet që do të jenë më të forta gjatë natës se ato në orët e ditës, që do të vështirësojnë situatën për banorët. Janë evakuuar 7 familje, që janë shpërngulur dhe janë duke u sistemuar, ndërsa pjesa më e madhe janë zhvendosur tek të afërm në zona më të sigurta”, deklaroi ai.

Leli thotë se është shumë shpejt të bëhet një përllogaritje e dëmeve të shkaktuara deri më tani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here